Ну загребли уроды со своим "олбанским"
Зачем нацию обижать?
Вот это переведёте на русский с реального албанского - тогда уважать буду:
Edhe natën tjetër qerrtarët bënë pushim dhe zien supë. Kësaj rrradhe që në fillim ndihej në çdo gjë një trishtim i papërcaktuar. Ishte zagushi. Të gjithë pinin shumë ujë, por nuk mund ta shuanin etjen. Hëna që doli ishte shumë e bakërt dhe e vrenjtur, sikur të ishte e sëmurë, edhe yjet ishin mvrejtur, muzgu ishte më i dendur, horizonti më i turbullt. Natyra sikur parandjente diçka dhe po lëngonte.
Pranë zjarrit nuk ishte më ajo gjallëria e djeshme. Të gjithë ishin të mërzitur dhe flisnin me përtaci dhe pa dëshirë. Pantelei vetëm psherëtinte, ankohej për këmbët dhe herë pas here fliste për vdekjen mizore.
Dimovi ishte shtrirë në bark, nuk fliste dhe përtypte një fije kashte; në fytyrë kishte një shprehje neverie, sikur kashtës t'i vinte erë e keqe; dukej i inatosur dhe i lodhur... Vasja ankohej se ndjen therje në nofull dhe profetizonte mot të keq; Emeljani nuk i tundte krahët, rrinte pa lëvizur dhe vështronte i vrenjtur zjarrin. Po dergjej edhe Jegorushka. Ecja në këmbë e kishte lodhur, ndërsa nga vapa e ditës po i dhimbte koka.
На все сайты с "уродским" языком запостить что ли...